Gjermania ka në plan t’u ofrojë dozën e parë të vaksinës anti-COVDI fëmijëve mbi 12 vjeç, deri në fundin e muajit gusht.
Gjermania ka planifikuar të ketë doza të mjaftueshme të vaksinës për të ofruar dozën e parë për të gjithë fëmijët e moshës mbi 12 vjeç deri në fund të gushtit, tregoi një projekt-dokument i Ministrisë së Shëndetësisë.
Me më shumë se 40% të popullsisë apo rreth 83 milionë që kanë marrë të paktën një dozë, vëmendja është kthyer në çështjen e shtrirjes së vaksinimeve tek adoleshentët.
Kancelarja Angela Merkel do të diskutojë më vonë të enjten çështjen me liderët e 16 shteteve federale të Gjermanisë.