Skip to content

Gjermania, 11 milionë euro për Shqipërinë

Gjermania ka vendosur të dhurojë 11 milionë euro për rindërtimin në Shqipëri, pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit 2019.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, gjatë fjalës së tij në Konferencën e Donatorëve, që po zhvillohet sot në Bruksel, shkruan balkanweb, përcjell albinfo.ch.

Njoftimi i ambasadës gjermane:

“Tërmeti i rëndë i nëntorit, që goditi Shqipërinë, mori 51 jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme serioze. Gjermania ofroi menjëherë ndihmën e saj nëpërmjet ekspertëve të Agjencisë të Asistencës Teknike.

Por, tani bëhet fjalë për rindërtimin. Qytetarët në zonat e prekura kanë nevojë për banesa, shkolla dhe kopshte. Gjermania vë në dispozicion për këtë 11 milionë euro. Është një dëshmi e fortë e solidaritetit të BE-së me Shqipërinë, fakti që Komisioni Evropian po koordinon asistencën ndërkombëtare të emergjencës dhe ka thirrur për këtë qëllim konferencën e sotme të donatorëve”.

https://www.facebook.com/AmbasadaGjermaneTirana/posts/10156585490151353