“Deutsche Bank” ka rritur parashikimin për rritjen ekonomike në Gjermani vitin e ardhshëm, për shkak të fluksit të madh të emigrantëve, duke rritur konsumin për një gjysmë pike përqindje.
Sipas parashikimit të fundit të “Deutsche Bank”, produkti i brendshëm bruto (GDP) në Gjermani në vitin 2016 do të rritet me 1.9 për qind krahasuar me 1.7 për qind të parashikuar më parë.
“Me gjithë ambientin e jashtëm të përkeqësuar financiar, kemi ngritur parashikimin e PBB-së për vitin 2016. Motorët e rritjes do të jenë nxitur nga konsumi i fortë real për shkak të çmimeve më të ulëta të naftës dhe euros së fortë dhe për shkak të rritjes së emigracionit”, thanë analistët e kësaj banke.
Vlerësimi është se rreth 800.000 refugjatë dhe emigrantë ikin nga lufta dhe varfëria dhe shumica e të cilave janë nga Siria, këtë vit do të vijë në Gjermani, thonë në “Deutsche Bank”, duke shtuar se mosha e emigrantëve që vijnë është 23.3 vjet, në krahasim me mesataren e moshës së popullatës vendëse 44.5 vjet.