Gjermania do të kthejë në Zvicër gjithnjë më tepër azilkërkues të cilët në Gjermani kanë hyrë përmes Zvicrës.
Kështu, nga fillimi i këtij viti, autoritetet gjermane i kanë drejtuar Bernës pothuaj 900 kërkesa për pranim të azilkërkuesve në fjalë, shkruan “NZZ am Sonntag”, duke iu referuar shifrave të SEM (Sekretariati Shtetëror për Migracion).
Një gjë e tillë parashihet në Marrëveshjen e Dublinit, por më parë nuk është praktikuar në këtë masë, shkruan albinfo.ch. Ndërsa shifra e përmendur për 9 muajt e deritashëm të këtij viti tregon për një rritje prej 70 për qind në krahasim me një vit më parë.
Zvicra e bën prej kohësh veprimin e njëjtë që ia mundëson Marrëveshja e Dublinit. Ajo zakonisht kthen më tepër azilkërkues në vendet tjera se sa që pranon të tillë nga atp vende. Nga fillimi i këtij viti deri tash Zvicra ka kthyer 1600 azilkërkues në vendet e Dublinit.