Bazuar në të dhënat e institutit gjerman “Robert Koch”, gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar 301 raste të reja të personave të infektuar me koronavirus.
Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi në ekonominë më të fuqishme të Evropës shkoi në 183,979.
Gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 22 vdekje dhe numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 8,668, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.