Shqipëria po vijon të tërheqë sipërmarrjet e huaja në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë së vendit, falë politikave fiskale lehtësuese dhe lansimit të projekteve strategjike.
Sipërmarrjet gjermane vitet e fundit kanë zgjeruar ndjeshëm investimet e tyre në disa sektorë.
Statistikat e publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se për të dytin vit radhazi rritje të investimeve gjermane.
Banka e Shqipërisë bëri të ditur se investimet gjermane janë rritur në 9-mujorin e parë të këtij viti në shifrën e 75 milionë eurove.
Krahasuar me një vit më parë, investimet gjermane rezultojnë me rritje 142%, transmeton atsh, përcjell albinfo.ch.
Sipërmarrjet gjermane janë shtrirë në sektorin e energjisë, të turizmit dhe të mjedisit.
Gjermania po bashkëpunon me qeverinë shqiptare për të promovuar zhvillimin e një ekonomie tregu të qëndrueshme nga pikëpamja sociale dhe ekologjike. Që nga viti 1988 Gjermania ka kontribuar me fonde që arrijnë mbi 1 miliard euro, kontribut që e bën atë një nga donatorët më të rëndësishëm të Shqipërisë në marrëdhëniet dypalëshe.