Radhët mund të vazhdojnë të jetë të gjata, por mundësia për të marrë vizë dhe për t’u punësuar në Gjermani nga 1 marsi do të jetë më e madhe.
Kjo do të vlejë për ata që kanë kualifikime në arsim profesional, e të cilëve diplomat iu njihen nga shteti gjerman.
Më pas aplikuesi duhet të ketë një ofertë konkrete për punë, e tani të aplikohet për vizë. Rregullat e reja nuk vlejnë për ata që duan të shkojnë e të mësojnë një profesion atje, e as për ata që nuk kanë kualifikime profesionale, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.