Janë të shumta dëmet në Gjermani dhe Austri nga stuhitë e dëborës dhe moti i keq, që ka goditur disa rajone alpine dhe ku niveli i alarmit nuk bie prej ditësh.
Në jug të Gjermanisë, në Bavari, sasitë e mëdha të dëborës kanë kaluar parashikimet.
Shkolla të mbyllura për gjithë javën dhe vonesa të mëdha në qarkullimin hekurudhor, transmeton “ATSH”.
Në brigjet e Detit të Veriut dhe të atij Balltik po përgatiten për mbërritjen e stuhisë “Benjamin”, përcjell albinfo.ch.
Në Austri ka rrezik të shtuar për orteqet, ndërkohë që shumë rrugë janë të papërdorshme.