Është bërë e ditur se Gjermania e ka shënuar shifrën më të lartë të personave të infektuar me koronavirus për të dytën ditë me radhë, me 7.334 raste të reja, në 24 orët e kaluara. Të enjten u shënuan 6.294 raste, apo mbi 1.000 më pak se sot.
Po ashtu, duhet theksuar se gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 24 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 9.734, shkruan The Guardian.
Rekordi i zi erdhi pas takimit të kancelares Angela Merkel, me kryeministrat rajonalë të 16 republikave, ku u arrit marrëveshje për rregulla të reja.
Sipas rregullave të reja, qytetet dhe rajonet, ku shkalla e infeksionit është duke u rritur shpejt, duhet të vendosin kufizim të veprimtarisë nga ora 23 për baret dhe restorantet.