Qeveria e re gjermane synon të dhurojë të paktën 75 milionë doza të vaksinës së koronavirusit për vendet më të varfra vitin e ardhshëm.
Ministrja e Zhvillimit, Svenja Schulze, tha për shërbimin e lajmeve Redaktionsnetzwerk Deutschland se synimi për 100 milionë doza të dhuruara për këtë vit është arritur.
“Por, ne nuk duhet të ndalemi me këtë. Vitin e ardhshëm synojmë të dhurojmë të paktën 75 milionë doza të tjera”, tha Schulze. Ajo ra dakord me ministrin e Shëndetësisë, Karl Lauterbach, se ky donacion nuk duhet të jetë në kurriz të vaksinimit të qytetarëve gjermanë. Ajo shtoi se do të jetë në gjendje të furnizojë si popullsinë e saj, ashtu edhe vendet më të varfra.
Qeveria e re gjermane synon të dhurojë të paktën 75 milionë doza të vaksinës së koronavirusit për vendet më të varfra vitin e ardhshëm.
”Vitin e ardhshëm ne synojmë të dhurojmë të paktën 75 milionë doza të tjera”, tha Schulze.
Ajo ra dakord me ministrin e Shëndetësisë, Karl Lauterbach, se ky donacion nuk duhet të jetë në kurriz të vaksinimit të qytetarëve gjermanë.