“Ne ishim në gjendje të jepnim kontrata për 50 ndërmarrje që duan të prodhojnë 10 milionë maska FFP2 dhe 40 milionë maska kirurgjikale”, u tha Spahn gazetarëve në një konferencë për shtyp në Berlin.
Saksonia u bë shteti i parë gjerman të premten që bëri kërkesën për maska për fytyrën në transportin publik dhe në dyqane. Më parë vetëm disa qyteteve individuale kishin vendosur t’i bëjnë maskat të detyrueshme.
Duke mbrojtur vendimin për të mbajtur maskë në gjithë vendin, Spahn tha se njerëzit kishin qenë “shumë të përgjegjshëm” deri më tani, përcjell albinfo.ch.
Të mërkurën, Gjermania rekomandoi zyrtarisht që banorët të veshin maska në transportin publik dhe në dyqane.
“Rekomandohet që maska të përdoret në transportin publik dhe gjatë blerjes”, u tha Merkel gazetarëve.