Marrëveshja me qeverinë gjermane dhe bankën KFW u firmos nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, dhe ai i Transporteve, Sokol Dervishaj. Dy ministrat vlerësuan se investimi pritet të përmirësojë furnizimin me ujë për 8 qytetet, përcjell albinfo.ch.
47 milionë euro për furnzimin me ujë dhe kanalizime është kredia e radhës e marrë nga Qeveria e Shqipërisë.
Marrëveshja për programin e infrastrukturës bashkiake u firmos nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ai i Transporteve, Sokol Dervishaj, ambasadorja gjermane, Suzzanë Shultz dhe përfaqësuesi e bankës gjermane, KFW.
«Kredia e qeverisë gjermane kap vlerën prej 35 milionë eurosh, granti i qeverisë zvicerane 10.4 milionë euro dhe granti i qeverisë gjermane ka vlerë 2 milionë euro», tha Dervishaj, shkruajnë mediat në Tiranë.
Programi i infrastrukturës bashkiake 3 dhe 4 do të kontribuojë në përmirësimin e sistemit të furnizmit me ujë dhe kanalizime në bashkitë e përfshira në program: Delvinë, Kuçovë, Berat, Gjirokastër, Lushnjë, Prrenjas, Kamzë, Librazhd.
Programi do të zbatohet nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës së Shqipërisë, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve nëpërmjet dy fazave.
Ndërsa faza e dytë konsiston në zbatimin e investimeve të planifikuara, përgatitjen e dokumenteve të tenderimit për punimet dhe mbikëqyrjen në terren nga kontraktorë përmes proceseve të prokurimit sipas rregullave të KFW-së.
Huaja do të akordohet nëpërmjet marrëveshjes së nënshkruar me afat më të gjatë shlyerje 40 vjet, duke përfshirë 10 vjet pa pagesë.