Autoritetet gjermane gjatë të martës kanë nisur për në vendet e tyre edhe një grup shqiptarësh nga Kosova, por edhe nga Shqipëria.
Bëhet fjalë për grupin e emigrantëve ilegalë që morën rrugën e migrimit gjatë këtij viti, duke gjetur rrugën drejt Gjermanisë kryesisht përmes kufirit me Hungarinë, raportojnë mediat e Tiranës.
“Refugjatë nga Shqipëria dhe Kosova hipin në një aeroplan për në Tiranë dhe Prishtinë, në aeroportin e Munihut, Gjermani. Rreth 110 refugjatë nga Shqipëria dhe Kosova janë ekstraduar, pasi kërkesa e tyre për azil u është refuzuar”, shkruan Reuters.