Pas ndeshjes së futbollit mes Dynamo Dresden dhe Jahn Regensburg, një makinë ka përplasur turmën para stadiumit – dy tifozë janë lënduar.
Pak para orës 19:00 një veturë Opel ka vozitur drejt një shkalle përballë bllokut K.
Një zëdhënës i policisë tha për BILD: “Në këtë pikë, shumë mysafirë u larguan nga stadiumi përmes kësaj dalje”.
Sipas të dhënave paraprake, makina ka dalë nga rruga. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit ndoshta vuante nga probleme shëndetësore dhe për këtë arsye humbi kontrollin. Burri ishte larguar nga Lenéstrasse, vrapoi nëpër trotuar dhe u përplas me shkallët, shkruan Bild.de.
Nga përplasja kanë mbetur të lënduar lehtë dy tifozë futbolli. Shoferi ka kërkuar edhe tretman mjekësor. “Pacientët u transportuan në spitalet përreth me ambulanca”, shpjegon zëdhënësi i policisë.
Policia ka nisur hetimet për shkaqet e plota të aksidentit. Në operacion u përfshinë 14 punonjës shpëtimi dhe policë të shumtë, përcjell albinfo.ch.