Qeveria gjermane njoftoi sot se planifikon të lehtësojë rregullat ligjore për hyrjen e emigrantëve që vijnë nga vendet jashtë BE-së, me qëllim që të mundësojë ardhjen e punëtorëve të kualifikuar që i duhen Gjermanisë.
Qeveria ra dakord për një projekt-ligj që do të ndihmonte migrantët e mundshëm nga jashtë BE-së me njohjen e aftësive dhe kualifikimeve. Mungesa e punëtorëve kërcënon planet ambicioze të Gjermanisë për të inkurajuar futjen e burimeve të rinovueshme të energjisë, u tha gazetarëve ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck.
Ekspertët thonë se Gjermania ka nevojë për rreth 400,000 punëtorë migrantë të kualifikuar çdo vit, veçanërisht për të plotësuar vendet e lira të punës në fushën e kujdesit shëndetësor, IT dhe ndërtimit, njoftoi agjencia amerikane./Reuters