Kreu i rregullatorit të vaksinave në Gjermani tha se disa grupe njerëzish që jetojnë në shtetin gjerman mund të vaksinohen në fillim të vitit të ardhshëm kundër koronavirusit.
Klaus Cichutek, kreu i Institutit Paul Ehrlich deklaroi se të dhënat nga testimet e Fazës I-rë dhe Faza II-të treguan se disa vaksina krijuan imunitet kundër koronavirusit.
“Nëse të dhënat nga provat e Fazës III-të tregojnë se vaksinat janë efektive dhe të sigurta, ato mund të prodhohen në fillim të vitit, ndoshta me disa kushte”, tha Cichutek.
Infeksionet në këtë vend janë rritur javët e fundit dhe të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive treguan numrin e rasteve të konfirmuara të koronavirusit që u ngritën me 1.510, përkatësisht në 226.914.
RKI tha se 39 për qind e rasteve ishin të importuara me siguri nga Kosova, Turqia dhe Kroacia, ku shpesh raportohen si burime të mundshme të infeksionit në javët e fundit, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch