Është bërë e ditur se tre persona u dënuan me burgim për grabitjen spektakulare në mars 2017 të një monedhe ari me peshë 100 kilogramë nga muzeu “Bode”, në qendër të Berlinit, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa një person i katërt u gjet i pafajshëm nga gjykata e kryeqytetit gjerman.
Dy prej të arrestuarve, kushërinj të moshës 23 dhe 21 vjeç, morën dënime nën parashikimet e krimit të të rinjve për katër vjet e gjysmë.
Gjykata zbuloi se të dy të rinjtë ishin anëtarë të një bande të njohur kriminale arabe. /Albinfo.ch.