Kanë blerë tërë sasinë e birrave, duke boshatisur supermarketin vendas, për të lënë ‘thatë’ pjesëmarrësit në festivalin neonazist “Schild und Schwert” (“Mburojë dhe shpatë”), i cili u zhvillua në fshatin e vogël gjerman të Ostritz.
Protagonistët e protestës, sipas mediave vendase, janë banorët e vendit të vogël.
Kështu, të 500 pjesëmarrësit në manifestim, pavarësisht të nxehtit, nuk kanë mundur dot të pijnë asnjë birrë të vetme.
Ndërkohë, policia kishte ndaluar pijet alkoolike nëpër lokale gjatë eventit neonazist, duke konfiskuar 4.400 litra birrë.
Ministri-president i Saksonias, Michael Kretschmer, falënderoi në Twitter banorët e Ostritz.
“Kur ekstremistët e së djathtës përpiqen të përkufizojnë gjithçka me sloganet e tyre aspak humane, duhet të ngrihemi të gjithë”, ka shkruar politikani i CDU-s.