Gjermania ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Spanjës. Florian Wirtz realizoi për 1:1 në minutën e 89-të.
Dani Olmo gjuajti bukur në minutën e 51-të, ndërsa goditja e tij ishte e saktë. Asistimin e bëri supertalenti Lamine Yamal.
Në pjesën e parë nuk u shënua asnjë gola në pjesën e parë të ndeshjes mes Spanjës dhe Gjermanisë.
Ndeshja e parë çerekfinale e Euro 2024 po zhvillohet në Stuttgart.
Të dy përfaqësueset kishin momentet e mira, por pa konretizuar. Spanja prej minutës së tetë është pa Pedrin e lënduar. Në vend të tij është aktivizuar Dani Olmo.
Ka pasur edhe momente të ashpra në lojë.
Spanja në pjesën e parë ka krijuar më shumë dhe ishte më e rrezikshme.