Është bërë e ditur se shkolla shqipe në Bocholt të Gjermanisë ka mbledhur një fond prej 3270 Euro për riparimin e shkollës 9-vjeçare Hamza Muça në Durrës, transmeton albinfo.ch.
Ambasada Shqiptare i falendëron të gjithë mësuesit dhe prindërit për këtë gjest kaq fisnik e që flet shumë për ditët e tilla.
Kujtojmë se shumë shqiptar nga diaspora kanë kontribuar me ndihma financiare për vendet e prekura nga tërmeti në Shqipëri, veçmas shqiptarët nga Gjermania dhe Zvicra.
