Në Gjermani po rritet frika nga vërshimet, pas përmbytjeve masive në disa vende fqinje, përcjell albinfo.ch.
Ekipet e krizës janë të gatshme të veprojnë në landin Brandenburg.
Niveli i ujit në Elbë vazhdon të rritet. Në Dresden lumi ka arritur shifrën gjashtë metra. Kjo do të thotë tani në këtë zonë është në fuqi niveli tre i alarmit. Pritet që gjatë ditës niveli i ujit të rritet edhe më shumë.
Në Poloni, Çeki, Sllovaki dhe Austri ka pasur përmbytje të mëdhe dhe shumë zona janë endë nën ujë.