Industria e turizmit në Gjermani pati një vit krize më 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit, me një rënie prej 39% krahasuar me vitin e kaluar, tha sot Zyra Federale e Statistikave (Destatis).
“Numri i net qëndrimeve ra në 302,3 milionë”, njoftoi agjencia qeveritare.
Në dhjetor, net qëndrimet ranë me 78,4% krahasuar me të njëjtin muaj më 2019 për të arritur 6,7 milionë, shkruan DPA, transmeton Albinfo.ch.
Gjermania aktualisht është nën një bllokim disamujor, e dyta prej të cilave ndikon në turizmin në vend, që nga goditja e pandemisë në mars.
Një lehtësim i shumë kufizimeve gjatë periudhës së verës nuk ishte i mjaftueshëm për të kompensuar biznesin e humbur.
Festivale të panumërta janë anuluar për shkak të krizës dhe kufizimet e udhëtimit ndërkombëtar kanë parandaluar që shumë turistë të huaj të vizitojnë vendin.