Raportohet se në një shkollë të mesme në Wuppertal, në pjesën perëndimore të Gjermanisë, një nxënës ka therur disa bashkëmoshatarë, ku më pas ka intervenuar policia duke e arrestuar, përcjell albinfo.ch.
Policia gjermane rreth orës 10 të mëngjes kishte pranuar një telefonate se në gjimnazin e shkollës së qytetit të lartpërmendur, një nxënës u është vërsulur me thikë bashkëmoshatarëve, duke therur pesë prej tyre.
Deri më tani nuk dihet nëse ndonjëri prej të lënduarve është në rrezik për jetën. E pas shfaqjes së policisë dhe njësiteve elitare, sulmuesi është “neutralizuar” dhe dërguar në spital për shkak të disa lëndimeve të pësuara.
Organet e sigurisë janë duke kontrolluar nëse sulmuesi ka vepruar i vetëm apo kishte ndonjë ndihmës.
Referuar policisë, gjatë incidentit nuk ka pasur të shtëna armësh, e disa media raportojnë se gjatë sulmit është përdorur thika.