Dje, më 17 shkurt, ishte vendosur ditë proteste në shtatë aeroporte të Gjermanisë, duke bllokuar shumë fluturime, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa sot, më 18 shkurt, kanë filluar sërish fluturimet e rregullta për të gjitha destinacionet e parapara.
Të gjitha futurimet janë duke u realizuar sipas planeve, njoftojnë autoritetet. Greva ose probleme nuk ka në asnjë aeroport. Greva është mbajtur për shkak të kërkesave për rritjen e rrogave.
Theksohet se në javën që vjen do të mbahen negociata të tjera mes sindiakatave dhe punëdhënësve.