Thuhet se një burrë ka sulmuar me thikë disa persona të hënën në mbrëmje në rrugët e Magdeburgut (Gjermani). Gazeta “Die Welt” raporton se një grua 64-vjeçare është plagosur rëndë.
Sipas të përditshmes gjermane, sulmuesi dyshohet se është përpjekur t’i vjedhë telefonin një të riu 14-vjeçar. Pastaj, po ai person ka tentuar t’i vjedhë biçikletën një 63-vjeçari, të cilin e ka sulmuar me thikë. Një 18-vjeçar dhe një grua 50-vjeçare janë sulmuar gjithashtu, thuhet nga “Die Welt”.
Sulmuesi është ende i lirë
Pavarësisht nga burimet e konsiderueshme të mbledhura nga ana e policisë, i kërkuari nuk është kapur ende. Një helikopter dhe gati njëqind persona janë mobilizuar për hetime.