Mjekja shqiptare, Aurora Meta Dollenberg, po zhvillon karrierën në Hanover të Gjermanisë, e cila është pjesë e “Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë”, shkruan albinfo.ch.
Ajo së fundmi është duke zhvilluar një studim të ri mbi pasojat psikologjike te pacientët e prekur nga infarkti dhe insulti celebral.
Thuhet se mjekja Meta Dollenberg ka nxjerrë në pah se faza e shërimit nga sëmundjet e zemrës mbart frikë, ankth dhe stres.
Ajo thotë se nëse pacienti nuk rekuperon menjëherë nga ana psikologjike, ai kalon në depresion dhe stres post-traumatik me pasoja afatgjata, duke dëmtuar kështu cilësinë e tij të jetës në vazhdim. /Albinfo.ch