Në shtetin gjerman, numri i papunësisë në tetor, krahasuar me muajin shtator të këtij viti, është zvogluar për 88.000 punonjës.
Ndërsa krahasuar me tetorin e vitit të kaluar (2020), në tetor 2021 ka rreth 383.000 të papunë më pak, që do të thotë se gjendja është përmirësuar shumë krahasuar me vitin e kaluar.
Numri i vendeve të lira të punës në Gjermani aktualisht është më i madh sesa para pandemisë, thotë shefi i Agjencisë për Punësim, Detlef Scheele.
Shefi i Agjencisë Federale të Punës thotë se Gjermanisë i duhen rreth 400.000 emigrantë të kualifikuar çdo vit, për të kompensuar mungesën e fuqisë punëtore.