Sipas mediave gjermane, janë gjithsej 23 qendra vaksinimi, ku do të vaksinohet kjo grupmoshë.
Qeveria e Berlinit ka caktuar 27.000 doza të ndërmarrjes gjermane të bioteknologjisë, BioNTech.
Vaksina BioNTech është e vetmja e aprovuar deri më tani për fëmijët dhe adoleshentët në Gjermani.
Kushti për vaksinimin e tyre është që prindërit duhet të pranojnë dhe të jenë të pranishëm gjatë vaksinimit.