Në vendet e Bashkimit Evropian gjatë ditës së sotme janë zhvilluar zgjedhjet europarlamentare.
Qendrat e votimit janë mbyllur në Gjermani dhe në Greqi, në orën 20:00 pritet të mbyllen në Francë. Numërimi zyrtar i fletëve të votimit pritet të nisë në orën 23:00.
Në Gjermani, AfD-ja projektohet si forcë e dytë pas CDU-së, duke lënë pas SPD-në e kancelarit Olaf Scholz, transmeton albinfo.ch.
CDU-ja raportohet se është e para me 23%, e ndjekur nga AfD me 17 % dhe SPD-ja ka 14%.
Shifrat u përkasin vetëm projeksioneve në bazë të exit poll-eve, ndërsa numërimi zyrtar i fletëve të votimit pritet të nisë në orën 23:00.