Rreth 35 për qind e më shumë se 2,000 të anketuarve thanë se donin të shmangnin takimet me personat e pavaksinuar në javët e ardhshme.
Pothuajse një e katërta e të pyeturve thanë se do të merrnin masa paraprake në takimet me personat e pavaksinuar. 50 për qind thanë se do t’u kushtonin vëmendje të veçantë rregullave të distancës dhe higjienës, dhe 9 për qind e të anketuarve thanë se do të kërkonin një test të shpejtë të koronavirusit përpara se të pranonin të takoheshin, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
9 për qind e të anketuarve thanë se mungesa e vaksinimeve luan një rol vendimtar se me kë do t’i kalojnë Krishtlindjet.
29 për qind e të pyeturve thanë se mungesa e imunizimit ishte e parëndësishme.