Arnold Gjergjaj, sonte do të përballet me argjentinasin, Nelson Dario Dominguez, në Bazel të Zvicrës.
Gjergjaj synon fitoren e tij të 22-të në karrierë. Kundërshtari i tij, Dominguez deri më tani ka zhvilluar 17 meçe profesioniste, me bilanc prej 14 fitore (7 KO), dy humbje dhe një barazim.
Aktualisht ai renditet i 19-ti në versionin EBU – “European Boxing Union” apo Federata e Boksit të Evropës, ndërsa nga boxrec.com, Gjergjaj radhitet 71-ti në botë.
Së fundi Gjergjaj është përgatitur në sparring me dy boksierët që u përballën në fundjavën që lamë pas, kampionin botëror Wladimir Klitschko dhe sfiduesin Francesco Pianeta, të cilin Klitschko e fitoi me ndërprerje në raund të gjashtë.
Dueli Gjergjaj dhe Dominguez do të zhvillohet në Grand Hotel Casino në Bazel.
Në këtë mbrëmje do të boksoj edhe Nasi Hani i cili përball do të ketë boksierin nga Polonia Martin David Islas.
Gjergjaj është banor i qytetit Pratteln, kantoni Baseland i Zvicrës.