Sot, më 14 qershor, filmi shqiptar do të garojë mes filmave të tjerë në Festivalin internacional Fifog në Gjenevë, shkruan albinfo.ch.
Mësohet se filmi shqiptar me titull “SILENCE OF SIRENS” nga Gazmend NELA do të përfaqësojë kinematografinë shqiptaro-kosovare në Fifog, në garën Fifog International Feature Film në edicionin e 19-të.
Sot filmi shqiptar do të garojë mes filmave të tjerë në Festivalin internacional Fifog në Gjenevë në Les Cinémas du Grütli.
Vlen të theksohet se në këtë prezantim do të shfaqen regjisori dhe ekipi i filmit. /Albinfo.ch

