Nga 4 deri më 14 gusht i ashtuquajturi Geneva Lake Festival është në festim e sipër. Gjatë kësaj periudhe muzika, ushqimet e mbarë botës, por edhe lojërat e llojllojshme i bëjnë të gëzuara mbrëmjet e banorëve të të gjitha moshave.
Por, kulmi i festës do të ndodhë sonte me fishekzjarrët madhështorë, pika e hyjnizimit të festivalit, e cila do të ndriçojë bregun e liqenit në orën 22:00.