Sot rreth orës 10:30, një burrë 31 vjeçar, shtetas zviceran me prejardhje kosovare kishte shkuar në shtëpinë e të ish-shoqes kosovare për ta marrë vogëlushen e tij për week-end.
Me të mbërritur tek banesa, ai bie ballë më ballë me prindërit e sajë. Toni i bisedës ngritet dhe i riu nxjerr armën duke shkrehur për shumë herë revolen e tij në trup të babait të ish-shoqes së tij.
Përkundër intervenimit të shpejtë të ndihmës së parë, viktima vdes në vendgjarje, njofton e përditshmja «Tribune de Genève ».
Sipas burimeve të albinfo.ch, viktima është D.SH. me prejardhje nga Ferizaj kurse dorasi nga Gjakova. Ky i fundit është burgosur nga policia e Gjenevës në vendngjarje.