Një i burgosur me aftësi të kufizuara është mbajtur në njësinë e burgut të Spitalit Universitar të Gjenevës për më shumë se një vit pa akses në dritë apo aktivitete.
Njësia e vogël është projektuar për të strehuar të burgosurit që kanë nevojë për trajtim mjekësor – nuk është për përdorim afatgjatë.
Por për 17 muajt e fundit një 46-vjeçar paraplegjik panamez është mbajtur nën akuzat për drogë me urdhër të një gjykate në kantonin Vaud, transmeton albinfo.ch.
Autoritetet thonë se është i vetmi vend që është i përshtatshëm për ata me lëvizshmëri të reduktuar.