Partia Liberale në Gjenevë po lufton planet për të fikur ndriçimin e rrugëve gjatë natës.
Ajo thotë se është shumë e rrezikshëm për këmbësorët dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.
Është paraqitur një mocion në Këshillin e Madh kantonal për t’i dhënë fund idesë ende të pazbatuar plotësisht, përcjell albinfo.ch.
Plani quhet Operacioni OptimaLux dhe është krijuar për të kursyer energji, për të ndihmuar kafshët e egra lokale dhe banorët vendas të bëjnë një gjumë të mirë.
Ideja është që të fiken dritat e rrugës nga mesnata deri në 5 të mëngjesit.