Banorët dhe bizneset e Gjenevës tani duhet të klasifikojnë mbeturinat e tyre – kantoni i parë në Zvicër që fut një ligj të tillë, përcjell albinfo.ch.
Masa u miratua të premten nga Parlamenti i Gjenevës. Reforma synon të reduktojë sasinë e mbeturinave të krijuara në kanton, të përmirësojë riciklimin dhe hedhjen e mbeturinave në një mënyrë miqësore me mjedisin.
Rregulli i ri synon gjithashtu të minimizojë përdorimin e plastikës. Tash e tutje, të gjitha qeset plastike, përfshirë ato të destinuara për fruta dhe perime në dyqane, nuk do të jenë më pa pagesë.