Gjeneva ka rregulluar një anomali tatimore që prek prindërit e divorcuar me fëmijë.
Nëse secili prind ndan përgjegjësinë për fëmijët, atëherë ata do të tatohen njësoj. Deri më tani, vetëm prindi me të ardhura më të ulëta kishte të drejtën e uljes së taksave në lidhje me kujdesin ndaj fëmijëve.
Këshilli i Madh ka miratuar një projekt-ligj të ri tatimor të paraqitur nga qeveria, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Ministrja e Financave, Nathalie Fontanet, përshëndeti vendimin, duke thënë se ligji i ri do të nxisë marrëveshjen midis prindërve që kalojnë një divorc.
Ligji i ri hyn në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm.