Votuesit në qytetin zviceran të Gjenevës kanë refuzuar me ndalimin e reklamimit të tabelave në hapësirat publike, përcjell albinfo.ch.
Votimi lokal i së dielës tregoi se 51.9% e votuesve refuzuan një plan nga autoritetet lokale që kishin mbështetjen e partive të krahut të majtë dhe grupeve mjedisore.
Kundërshtarët e një ndalimi argumentuan se rregullorja do të cenonte lirinë e tregtisë, do të dëmtonte bizneset lokale dhe do të rezultonte në një rënie të të ardhurave prej 10 milionë CHF në vit.
Mbështetësit nga ana e tyre thanë se reklamimi komercial ishte i barabartë me ndotjen e mjedisit dhe një pengesë për lëvizshmërinë.
Shtatorin e kaluar Këshilli lokal i Vernier – një komunë afër Gjenevës – vendosi të ndalojë tabelat dhe format e tjera të reklamave në rrugë.
Votimi i së dielës në Gjenevë ishte një nga fletëvotimet e shumta të mbajtura në nivel lokal dhe kantonal në Zvicër.
Votimet e radhës mbarëkombëtare janë planifikuar për në qershor, përcjell tutje albinfo.ch.