Kalifornia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në pjesën veriore të shtetit, për shkak të përfshirjes nga një zjarr i fuqishëm që ka lënë gjurmë të mëdha shkatërrimi.
Sipas një zyrtari, zjarri ka shkatërruar pak a shumë gjithë qytetin Paradise, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch
Autoritetet kanë njoftuar plagosjen e disa personave, por nuk është e qartë ende nëse ka të vdekur.
Zjarri ka djegur një sipërfaqe prej më shumë se 69 kilometrash katrorë dhe ka detyruar banorët e qytetit të evakuoen. Zyrtarët thonë se presin që zjarri të përhapet në qytetet aty pranë.