Gjendja në autostradën Prishtinë-Gjilan, e cila pritej të përfundonte më 2023, ka përfunduar në vetëm një kantier ndërtimi me gropa.
Në këtë rrugë, ndërtimi ka nisur para gjashtë vjetësh, teksa i gjithë projekti pritej të përfundonte në fund të vitit 2020, transmeton albinfo.ch.
Zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se janë paraqitur probleme të ndryshme nisur nga rrëshqitja e dheut, riformatimi i kontratave dhe rritja e sipërfaqeve të shpronësimeve.

