Djali 24-vjeçar i familjes Zendeli që jetonte në Grosse Ile- Detroit, Arsim Zendeli, është gjetur pa shenja jete nga një peshkatar rreth orës 13:00 më 16 maj, shkruajnë mediat ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
Sipas informacioneve të siguruara nga policia, Departamenti i Zjarrit iu përgjigj një thirrje në zonën e lumit Detroit pranë ishullit Celeron për të rikuperuar një trup. Ishulli Celeron ndodhet në lumin Detroit, pranë majës jug-perëndimore të Grosse Ile, midis Gjirit të Gjibraltarit dhe Liqenit Erie.
Zbulimi dhe konfirmimi i jep fund kërkimeve masive dhe një hetimi të vazhdueshëm për vendndodhjen e Zendelit që u zhdukë më 7 prill.
Prindërit e tij, Bashkim dhe Bashkime Zendeli, kishin shpresuar se djali i tyre, për të cilin thanë se vuante nga sëmundja mendore, thjesht ishte i humbur dhe se do të rikthehej në shtëpi.
E ëma, Bashkime Zendeli, tha se çdo ditë ishte torturë për familjen e saj.
Menjëherë pasi Zendeli u zhduk, kërkimi i vijës bregdetare përgjatë lumit Detroit u krye në tokë dhe përmes helikopterit .
Zona gjithashtu u kontrollua, duke përdorur një njësi detare me pajisje të skanimit anësor dhe pajisje fotografike kamerash.
Një kërkim që përfshinte një oficer të K-9 ishte gjithashtu pjesë e përpjekjes.
Mbështetja e këtyre njësive kishte qenë ngushëlluese për familjen, tha Bashkime Zendeli në fillim të këtij muaji. /albinfo.ch