Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në liqenin e Livoqit, në Gjilan.
Trupi pajetë është E.SH. nga Gjilani, i moshës 52-vjeçare, përcjell albinfo.ch.
Viktima dyshohej sa ka rënë në liqen gjatë ditës së djeshme, dhe është gjetur në orën 10:25 mëngjesin e sotëm, thanë burime të PK-së, për klankosova.tv
Mjekësia ligjore ka mbërritur në Liqenin e Livoqit për të marrë trupin e pajetë të viktimës.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për mediat vendore.