Është gjendur i vdekur punëtori që mbeti i ngujuar në rrënojat e ish-hotelit Adriatik në Mitrovicë, raportojnë mediat vendore.
Ndërkohë, lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar, Nehat Bahtiri, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, ndërsa ka bërë të ditur se mjekësia ligjore janë duke e bërë ekzaminimin, përcjell albinfo.ch.
Prokurorja e rastit, Fetije Bajrami ka bërë të ditur se prokuroria ka ndaluar dy persona, punëdhënësin dhe punëkryerësin.
Muret e ish-hotelit Adriatik janë shembur sot në Mitrovicë, derisa për të gjetur personin ishin angazhuar Policia e Kosovës, ekipi i zjarrfikësve dhe në orët e mbrëmjes edhe njësiti i Forcës së Sigurisë së Kosovës për kërkim shpëtim.