Është gjetur në Klinë një veturë me targa të Zvicrës, e cila ishte e vendosur në kërkim ndërkombëtar në Interpol, si e përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme, përcjell albinfo.ch.
Policia ka bërë të ditur se në konsultim me prokurorin, vetura është sekuestruar.
“Njësia e autokrimeve ka ndaluar një veturë me targa të Zvicrës, e cila ishte e vendosur në kërkim ndërkombëtar në Interpol si e përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme.
Në konsultim me prokurorin, vetura është sekuestruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.