Më shumë se dy muaj pas zhdukjes misterioze të dy binjakeve dhe vetëvrasjes së babait të tyre, autoritetet italiane kanë gjetur afër Barit të Italisë një mikrokasetë që mendohet se i takon babait të vetëvrarë.
Në vendin ku Mathias Schep (emri i 43 vjeçarit të vetëvrarë) i kishte marrë vetes jetën, në hekurudhën e qytetit italian Cerignola, ishte gjetur një kasetofon, ndërsa kaseta e gjetur tash në Bari, i takonte atij. Për këtë arsye hetuesit shpresojnë se me gjetjen e kasetës i janë afruar zbardhjes së të vërtetës për rastin.
Ata madje, gjetjen e saj e krahasojnë me një “mrekulli”.
Në fillim të marsit në afërsi të stacionit hekurudhor në Cerignola qe gjetur edhe një mikroçip i sistemit të navigacionit të automobilit të babait të binjakeve. Mirëpo, ekspertët e prodhuesit të çipit nuk kishin gjetur informacione të regjistruara në të. .