Pronari i ri i banesës në fjalë është bërë dëshmitar i një pamje makabre kur ka hyrë për herë të parë në pronën e tij të blerë në afërsi të Parisit.
Aty po qëndronte e varur në litar një kufomë tashmë e mumifikuar e një burri, gjegjësisht e pronarit të mëhershëm. Personi i vetëvarur ishte parë i gjallë për herë të fundit në vitin 2005.
Arsyeja përse ai ka mbetur kaq gjatë i pazbuluar shpjegohet me supozimin e fqinjëve se ai mund të ishte kthyer në Kamboxhë, prej nga kishte prejardhjen. Ndërsa banesa ishte vënë në shitje vetëm pas një kohe, kur këstet e pagesës së saj kishin filluar të mos vinin më.