Gazetari serb, Stefan Cvetkoviq, është gjetur pasi dy ditë më parë është raportuar si i zhdukur.
Gjetjen e gazetarit serb e ka konfirmuar , Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një konferencë të jashtëzakonshme për media, raportojnë mediat serbe, përcjell Albinfo.ch.
Sipas Vuçiq, Cvetkoviq-it “nuk i mungon asnjë fije floku dhe se ai është në duart e policisë ku do të mbetet për disa kohë derisa të merret në pyetje”
Cvetkoviq është raportuar i zhdukur dy ditë më parë. Policia me anë të reagimit të shpejtë për zhdukjen e tij kishte arritur të gjej veturën e gazetarit të ndezur e me dyer hapur në Vojvodinë.
Cvetkoviq në periudhën e fundit ishte duke u marrë me hulumtime për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.