Sot, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në fshatin Prekaz i Poshtëm janë gjetur mbetjet mortore të 3 personave, përcjell albinfo.ch.
Dyshohet që këto mbetje janë që nga lufta e fundit.
Njoftimi:
Në Prekaz të Poshtëm gjenden mbetjet mortore të tre individëve.
Ekipet e Institutit të Mjeksësisë Ligjore me mbështetjen e EULEX, KQPZH dhe PK, kanë lokalizuar mbetjet kockore të së paku tre individëve të cilët dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë.
Mbetjet do të dërgohen në IML për vazhdimin me procedurat e ekzaminimit dhe indentifikimit mjekoligjor.
Në vendin ku janë gjetur mbetjet mortore, punimet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.