Një person ishte me fat në Gjermani, pasi kishte gjetur shufra ari, megjithatë, mori ndoshta më pak se që ka pritur.
Ai kishte blerë mobilet, megjithatë, nuk kishte pritur se do të gjente ari. Tri shufrat peshonin 2.5 kg ari, që ishin ruajtur në një zarf në murin e pasmë të një sirtari, shkruan “The Local”.
Sipas autoriteteve, shuma e arit ishte llogaritur 83 500 euro, derisa personi nga Bremeni ka përfituar rreth 2500 euro, përcjell albinfo.ch.
Ndonëse burri kishte blerë orenditë, ishte e ditur se ai nuk kishte blerë ari dhe është dashur t’i paraqesë tek autoritetet.
Me ndihmën e policisë gjermane është gjetur origjina e thesarit. Kuzhina i përkiste një qytetari të moshuar, i cili kishte vdekur në muajin mars. Ai ishte mjaft i pasur.